×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoferi i Bekim Jasharit çon në polici Sami Lushtakun

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 19:42

    Murat Mecini, shofer i Bekim Lushtakut ka paraqitur në polici ish-kryetarin e Skenderajt Sami Lushtaku kinse për kanosje në Kuvendin e nëndegës së Klinës së Epërme.


    Policia ka konfirmuar paraqitjen e rastit në polici.

    “Sot në Skenderaj është paraqitur një mashkull shqiptar, i cili ka raportuar se është kanosur nga një mashkull shqiptar. Njësitet policore po vazhdojnë me hetimin”, ka thënë policia për T7.

    Por këtë e mohon kategorikisht Sami Lushtaku i cili thotë se fare nuk e ka parë Mecinin e lëre ta kanos atë.

    Edhe burime të Reporteri.net kanë treguar se Sami Lushtaku për as një moment nuk ka qenë prezent në sallën ku është mbajtur kuvendi zgjedhor i nëndegës në fjalë ku kishte fjalosje për çka më pas është shtyrë për afat të pacaktuar.

    “Jo Samiu në asnjë moment nuk ka qenë brenda sallës. Ka qenë ulur tek një kafe aty afër dhe pothuajse në vazhdimësi qytetarët i afroheshin për të bërë foto me të. Samiu krejt vonë e ka kuptu që ka ndodhur përplasja brenda pasi ka qenë jashtë”, tregon burimi i Reporteri.net.

    Përplasja në degën e PDK-së në Skënderaj: Mësohet nëse Sami Lushtaku ishte prezent

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!