×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti ‘kapet mat’ duke e shikuar intervistën e Albin Kurtit në T7

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 21:48

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të enjten në mbrëmje ka pranuar që të jetë prezent në T7 në një intervistë përballë Berat Buzhalës, me të cilin kanë pasur mospajtime për një kohë të gjatë. Përveç kësaj, Kurti dhe partia e tij, deri vonë kishin bojkotuar mediat në pronësi të Buzhalës.

    Kjo intervistë ka tërhequr interesim të madh te opinioni, jo vetëm për ato i thotë Kurti aty, por edhe për kurreshtjen e pajtimit në mes të Kurtit dhe Buzhalës, të cilët kanë akuzuar njëri tjetrin deri në ekstrem.

    Kjo intervistë, kurreshtar ka bërë edhe kryetarin e Prishtinës, ish-nënkryetarin e Vetëvendosjes, tani kryetar i PSD’së, Shpend Ahmeti.

    Ai intervistën e Kurtit ka zgjedhur ta shikojë përmes platformës Livestream, në Facebook.

    Reporteri.net, ka siguruar një foto ku Ahmeti shihet duke e shikuar këtë intervistë. /reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!