Një 25-vjeçare e huaj është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në një apartament në Durrës.
Sipas raportimeve të policisë, është gjetur pa shenja jete shtetasja angleze E.S., 25 vjeçe, ku nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ndërkohë, në apartament është gjetur edhe një fëmijë, rreth 2 vjeç, fëmija i 25-vjeçares, në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi plotë i policisë:
Rreth orës 12:50, në lagjen Nr.1, në një apartament, nga shërbimi i Urgjencës Durrës është gjetur pa shenja jete shtetasja angleze E. S., 25 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Gjithashtu është gjetur edhe fëmija i kësaj shtetaseje, rreth 2 vjeç, në gjendje të mirë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Euronews.al/