Vijojnë në polici shoqërimet për të dyshuarit si autorë dhe bashkëpunëtorë të grabitjes në Rinas.
Sot është shoqëruar në polici gruaja e Renaldo Sulës.
Sula është arrestuar së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë, i dyshuar si autor i grabitjes së Rinasit.
Ai u arrestua më 22 prill nga Policia e Shtetit. Për gruan e tij, raportohet se është shtetase gjermane.
Kujtojmë se në grabitjen e Rinasit dyshohet se kanë marrë pjesë edhe dy shtetas të Kosovës të cilët nuk janë kapur ende nga policia dhe nuk dihet ende identiteti i tyre.