Lufta mes bandave shënon dy viktima të radhës në kryeqendrën e Veriut të Shqipëri. Dy vëllezër, Astrit dhe Ibrahim Bilali u ekzekutuan me breshëri plumbash kur sa po dilnin nga banesa e tyre në lagjen “Kiras”. Një atentat i mirëfilltë mafioz. Astrit Bilali eshte babaj i Asmer Bilali, i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër, ndërkohë që grupi kundërshtar i tyre janë Licajt. Dyshohet që pikërisht lufta mes këtyre bandave të këtë sjellë viktimat e radhës.
Astrit Bilali ishte një biznesmen i njohur në qytetin e Shkodrës. Kishte në pronësi të tij një resort hipizmi, pasion të cilin ja ka trasëguar edhe djalit të tij, Astmer Bilali. Ndërkohë edhe Ibrahim Bilali është ish-kampion i hipizmit.

