Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti të ndodhur në lagjen nr. 8 të qytetit të Korçës, raporton gazetarja e Klan News, Daniela Zisi.

Sipas të dhënave paraprake, i riu është paraqitur në spital me dëmtime në kokë dhe po merr ndihmë mjekësore në repartin e reanimacionit.

Nga hetimet e para dyshohet se 18-vjeçari është konfliktuar me njerkun e tij, i cili më pas e ka goditur me thikë.

Reklamë

Forcat e Komisariatit të Policisë Korçë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, 37-vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.