Një person ka mbetur i plagosur rëndë pasi është rrëzuar nga një shkëmb në një zonë malore të Maliqit.
Ngjarja ka ndodhur pak më parë në malin e Gopeshit, në njësinë administrative Moglicë.
Top Channel, raporton se i lënduari, banor i Gramshit, kishte shkuar në zonë për të mbledhur çaj mali, kur dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar aksidentalisht nga një shkëmb.
Alarmi është dhënë nga një banor i zonës, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.
Në vendngjarje janë nisur grupi hetimor dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe nxjerrjen e të plagosurit nga terreni i vështirë.