Protestat në Shqipëri po vazhdojnë të eskalojnë gjithnjë e më shumë.

Kërkesat e studentëve për kushte më të mira, çoi të gjithë në këmbë e cila u shndërrua edhe e dhunshme duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa gjatë ditës së sotme një nga protestuesit mori një lëndim të rëndë në sy, ku u qëllua me plumb gome prej njërit nga pjesëtarët e policisë shqiptare.

Reklamë

I lënduari mësohet të jetë Erjon Vishkulli, drejtues i tifogrupit të njohur të Kombëtares Shqiptare “Tifozat Kuq e Zi”.

Lajmin e bën të ditur vetë tifogrupi, në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Vishkulli, në këto momente është duke u trajtuar në spitalin e Tiranës.