×
  • Lajme
  • Shqipëria

    S’kaluan testin, rikthehen në autoshkollë 5 shoferë që humbën pikët në patentë

    Reporteri
    08 Korrik 2022 | 15:39

    Drejtoria e Transportit rrugor bëri me dije se 5 drejtues automjetesh të cilët kishin humbur të gjitha pikët e patentës kanë dështuar në ritestim dhe tashëm do t’u duhet të kthehen në autoshkollë nga e para për të rimarrë lejen e drejtimit.

    “Nga 18 persona të riregjistruar, u paraqitën vetëm 5 dhe që të 5-të u rrëzuan në testin e teorisë, çka i ridërgon ata nga e para në autoshkollë për t’u ripërgatitur, dhe për t’u riparaqitur për testim brenda një afati 30 ditor (me vetëm 1 mundësi prove)”, thuhet në një njoftim të DPSHTRR.

    Pak kohë më parë përmes një udhëzimi DPSHTRR, Drejtoria e Rrugëve propozoi rikthimin në kurs, nëse shoferët humbasin të gjitha pikët e lejes së drejtimit për shkak të shkeljeve të kodit rrugor.

    Procedura është e njëjtë me herën e parë. Fillimisht do t’i drejtohen autoshkollës, e mandej të japin provimin teorik dhe testin praktik.

    E reja tjetër e udhëzimit, lidhet me biznesin e autoshkollave. Çmimet për kursantin do t’i vendosë çdo vit Drejtoria e Rrugëve dhe ato nuk mund t’i marrin kursantit më shumë lekë se shuma e përcaktuar.

    Ndryshimet që propozohen synojnë të imitojnë modelet e Bashkimit Europian, të ndërgjegjësojnë drejtuesit e makinave, si dhe të rregullojnë tregun e autoshkollave. /euronews/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!