×
  • Lajme
  • Raporto
  • Shqipëri

    Spiropali: Shqipëria mbështetje të palëkundur për popullin ukrainas

    Reporteri
    24 Shkurt 2026 | 10:57

    Me rastin e katërvjetorit të luftës së Rusisë në Ukrainë, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në një postim në rrjetin social X ka shkruar se populli ukrainas është një popull i guximshëm dhe se vazhdon të frymëzojë botën.

    Për më tepër, Spiropali është shprehur gjithashtu se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës është e pajustifikuar dhe se Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur.

    “Katër vjet pasi Rusia nisi agresionin e saj brutal dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës, ne përkujtojmë jetët e humbura dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me një komb që mbron lirinë, sovranitetin dhe demokracinë e tij.

    Guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën. Qëndrueshmëria e tyre dëshmon se terrori nuk mund ta mposhtë vullnetin për të jetuar i lirë.

    Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën, politikisht, diplomatikisht dhe përmes veprimeve konkrete. Solidariteti ynë është i qartë, parimor dhe i qëndrueshëm.

    Ukraina nuk është vetëm!”, ka shkruar Spiropali.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!