Artan Myrtaj, 44 vjeç, sapo ishte ulur për të pirë kafen e mëngjesit në qendër të Sarandës, është ekzekutuar me armë zjarri nga dy persona të me motor dhe të maskuar më skafandra.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:55 te ish-agjencia, një zonë e populluar në mes të qytetit bregdetar.
Dy autorët dyshohet se kanë ardhur nga rruga “Lefter Talo” dhe i janë afruar lokalit ku ndodhej Myrtaj.
44-vjeçari, i njohur ndryshe edhe si “Tani i Rruzhdiut” i ka pikasur dhe ka tentuar të shpëtojë duke vrapuar drejt kryqëzimit, për të zbritur në rrugën “Vangjel Pandi”
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës.
I plagosur ka mbetur edhe një kalimtar i rastit.