Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ë zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit në Shqipëri, ku raportohet se një efektiv policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni.

Rrethanat e plota të incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe grupet hetimore për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

A2 CNN raportohen se autori i kësaj ngjarje të rëndë është kapur i plagosur.

Reklamë