Takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarit të Nismës, Fatmir Limajt, nuk ka rezultuar me ndonjë marrëveshje.

Kështu ka konfirmuar edhe deputeti i VV-së, Agim Bahtiri para se të futej në Kuvend kur një gazetar e pyeti nëse ka ndonjë marrëveshje mes tyre.

“Çka po mendon ti, po a jo?”, pyeti Bahtiri, me përgjigjen e gazetarit i cili tha: “Jo”.

Reklamë

Më pas, deputeti vazhdoi më përgjigjen: “Saktë e ki”.

Megjithatë, një takim I radhës pritet të ndodhë mes Kurtit dhe Limaj gjatë ditëve në vijim.