Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu sot i dorëzoi dorëheqjen e tij Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për shkak të zgjedhjes së Dimal Bashës në postin e Kryeparlamentarit, e që sipas tij “nuk është në frymën dhe lartësinë e idealit për Republikën”, shkruan Reporteri.net.

Njoftimin Aliu e bëri në një postim në Facebook.

Nuk nuk vonoi shumë dhe për militantët e Lëvizjes Vetëvendosje u kthye në më të keqin që kishte pasur qeveria Kurti. Komentet në drejtim të tij qenë nga më të ndryshmet.

Reklamë

“Ti je dështaku më i madh i qeverisë Kurti, mos na shit pallavra këtu”,

“S’po muj me kuptu Kryeministrin se qysh ka mundur ta emëroj një dështak si ti….”,

 

Reklamë

“Ashtu kështu je kon dhe ki me kan njeri i dështim”,

“Liburn në rr… të s…. shko bile shpresoj të p**** nga partia…”,

“Nuk është dashtë me të emërue hiç në atë pozitë. Je dembeli numër 1 në qeverinë Kurti”, janë vetëm disa nga komentet tek profili i tij, ku dhe dha njoftimin për dorëheqjen nga posti.

Reklamë

Njëri ndër themeluesit e Vetëvendosjes, Liburn Aliu, dha sot dorëheqje si Ministër. Ai theksoi se dorëheqja e tij vjen pas zgjedhjes së Bashës Kryeparlamentar.

“Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës”, shkroi Aliu.

Për të zgjedhja e Bashës në krye të institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, “nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”.

Për dorëheqjen e tij, ende s’ka pasur një deklaratë nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Reklamë

/Reporteri.net/