×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot do të protestohet në Kosovë

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 8:31

    Parlamenti Studentor do të fillojë me protesta dhe bojkotim të procesit mësimor për të kundërshtuar, vendimet e dëmshme dhe ndërhyrjet në punën e këtij parlamenti.


    Kështu thuhet në një njoftim të organizata studentore Reforma, e cila do sot do të mbaj një aksioni simbolik në oborrin e rektoratit të UP-së, duke filluar nga ora 11:00.Sipas kësaj organizate, përmes këtij aksioni do të paralajmërojmë protestat e Parlamenti Studentor.

    “Do t’i drejtohemi Ministrit të Arsimit që ky Bord Drejtues i UP-së nuk po i përfaqëson interesat e Universitetit mirëpo më shumë i përshtatet interesave të partive politike dhe është shndërruar në bord partiak. Universitetin i Prishtinës tashmë po e quajmë “UP-Telekomi i Kosovës”, ne do të kundërshtojmë ndërhyrjet e jashtme që po i bëhen Universitetit të Prishtinës dhe duke u munduar që me çdo kusht ta politizojnë edhe organin më të lartë të përfaqësimit studentor në UP, Parlamentin e Studentëve. Si organizatë e pavarur studentore REFORMA jemi kundër tendencave të cilat po bëhen për interesa me prapavijë partiake”, thuhet në njoftim.

    Ky aksion simbolik është paralajmërim për bojkotimin e procesit mësimor në të gjitha njësitë akademike”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!