Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të vendos rreth subjekteve politike dhe kandidatëve për kryetarë që kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme, në katër komunat e veriut.
Anëtarët e KQZ-së, në mbledhjen e fundit kanë kërkuar që të shikohet me kujdes i gjithë aplikacioni i Listës Serbe, dhe kandidatëve të saj, të cilët edhe pse kanë dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarëve në komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, të njëjtit kanë aplikuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen më 19 maj.
Ata madje kanë ngritur shqetësimin e kandidimit nga të dorëhequrit, duke kërkuar që të shikohen pjesa ligjore dhe kushtetuese e këtyre kritereve të përcaktuara me ligj.
Sot fillimisht do të prezantohen rekomandimet nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike, ndërsa, më pas i mbetet anëtarëve të KQZ-së që të vendosin për subjektet politike apo kandidatët që mund të marrinë ose jo pjesë në zgjedhje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.