×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot nuk u shënua asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi në Kosovë

    Reporteri
    29 Dhjetor 2021 | 15:03

    Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar se sot janë shënuar 33 raste me koronavirus, pak orë pasi këtë lajm e dha kryeministri Albin Kurti.

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.047 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.669.230 doza të vaksinës.

    Deri më sot 781.351 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.058 testime, 33 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është158.028. Në total numri i rasteve aktive është 371.

    Rriten rastet me koronavirus në Kosovë, 33 të infektuar në 24 orët e fundit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!