×
  • Lajme
  • Lajme

    Stavileci: Vetëvendosje është vetë Syri i Popullit, Konjufca e Kurti udhëheqësit e vërtetë të saj

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 10:37

    Këshilltari i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Blerand Stavileci ka reaguar ndaj kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti pas kallëzimeve penale të dorëzuara dje në organet e drejtësisë ndaj Hashimt Thaçit e Kadri Veselit.


    Stavileci ka pyetur se a bëhet fjalë për frikë nga ana e tyre apo presion mbi sistemin e drejtësisë në momentet e vendimit të gjykatës për siç ka thënë ai kriminelët e Syrit të Popullit.

    Ai ndër të tjera ka thënë se udhëheqësit e vërtetë të Syrit të Popullit janë vetë dy krerët e Vetëvendosjes, Albin Kurti e Glauk Konjufca, shkruan Reporteri.net.

    Ky është postimi i plotë i Stavilecit në Facebook:

    Qyqarët!
    Nuk kanë guximin të marrin përgjegjësi. Albini dhe Glauku bëjnë denoncim për deklarim kinse të rrejshëm të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në prokurori pas disa muajsh.
    Shumë interesant! Është kjo frikë e tyre apo presion mbi sistemin tonë të drejtësisë në momentet e vendimit të gjykatës për kriminelët e Syrit të Popullit?! Të dyjat. Sadri Ramabaja është puro Vetëvendosje! Ai është burri i hallës së Glaukut! Është vetë Syri i Popullit! Ndërkaq, udhëheqësit e vërtetë të tyre janë qyqarë dhe ikës për vete si gjithmonë, si në luftë ashtu edhe në paqe, janë pikërisht këta dy krerët e Vetëvendosjes.
    Mbajeni veten djema! /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!