Prokuroria Themelore në Ferizaj njoftoi se është ndaluar një i mitur për rastin për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Vrasja në tentativë”.

Rasti ka të bëjë me therjen me thikë të dy personave, mëngjesin e sotëm në Ferizaj.

“Rasti ka ndodhur sot, më datën 10.07.2026, reth ores 07:53, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’, në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj, ku, sipas informatave fillestare, dyshohet se i mituri ka sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) dy persona të tjerë. Fillimisht, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është lokalizuar nga ana e Policisë dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale të lartëcekura”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Reklamë

Policia njoftoi në mëngjes se të lënduarit janë dërguar në Emergjencë.