×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmi në Banjskë, Stoltenberg: I papranueshëm, përgjegjësit të vihen para drejtësisë

    Reporteri
    20 Nëntor 2023 | 16:48

    Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg sot në Kosovës foli edhe për sulmin terrorist të 24 shtatorin në fshatin Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, shkruan Reporteri.net.

    Stoltenberg në konferencë për media tha se sulmi i 24-shtatorit ishte një shenjë që konfliktet mund të rikthehen në Ballkanin Perëndimor.

    Ai tha se aktet e tilla janë të papranueshme dhe se përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë, derisa theksoi se 93 ushtarë të KFOR-it u lënduan.

    “Në maj ushtarët e KFOR-it u sulmuan. 93 ushtarë u lënduan rëndë dhe disa prej tyre edhe me rrezik për jetë. Aktet e tilla janë të papranueshme dhe se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë”, tha Stoltenberg, derisa shtoi se KFOR-i vazhdon të përmbush mandatin e tij të OKB-së për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë.

    “NATO ka marr hapa, duke shtuar numrin e ushtarëve në 1000, furnizimi me armë e kështu më radhë. Kemi ngritur patrolla në veri. Këta janë hapa të shpejt për të siguruar që KFOR-i vazhdon ta përmbush mandatin e tij të OKB-së në çdo kohë. Do të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjithë njerëzit. Stabiliteti në rajon vendoset në gjitha anët”, tha ai.

    “Çdo vendosje e forcave të Policisë së Kosovës duhet të marrë konfirmimin e NATO-s, dhe çdo lëvizje e Policisë së Kosovës në atë rajon”, tha ai./Reporteri.net/

    Stoltenberg: Themelimi i Asociacionit, hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!