Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguarpasi Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) nisi sot shkyçjen e rreth 450 bizneseve, të cilat nuk kanë lidhur marrëveshje me një furnizues, shkruan Reporteri.net.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Qeveria e Albin Kurtit po i lë mbi 1,400 biznese pa rrymë, duke rrezikuar mbi 100 mijë familje në Kosovë.
Postimi i tij i plotë:
Bizneset po mbyllen, punëtorët po mbesin pa punë!
Ky nuk është dështim – është katastrofë kombëtare ekonomike.
Qeveria e Albin Kurtit po i lë mbi 1,400 biznese pa rrymë, duke rrezikuar mbi 100 mijë familje në Kosovë.
Kjo është tradhti ndaj ekonomisë dhe qytetarëve të vendit!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




