×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi i 27 shkurtit, Borrell: Shpresoj që Kurti dhe Vuçiq ta shfrytëzojnë këtë mundësi unike

    Reporteri
    23 Shkurt 2023 | 17:22

    Përfaqësuesi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i bllokut evropian, Josep Borrell në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Reporteri.net.

    Borrell ka thënë se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është në një moment vendimtar.

    “Josep Borrell në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Dialogu Beograd-Prishtinë i ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve është në një moment vendimtar”.

    “BE-ja u ka paraqitur palëve një propozim që do ta vendosë procesin e normalizimit në një rrugë solide dhe largpamëse”, tha Borrell.

    Ai gjithashtu ka thënë se do të pres gjatë javës së ardhshme në Bruksel të dyja palët dhe shpreson që ato të shfrytëzojnë këtë mundësi.

    “Unë do të pres të dyja palët në Bruksel javën e ardhshme dhe shpresoj që ata të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi unike”, tha Borrell në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!