Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar për gazetarët pas takimit te presidentja Vjosa Osmani, i thirrur për të gjetur zgjidhje të ngërçit politik.
Ai tha se kandidati për kryetar kuvendi duhet “një person unifikues në mënyrë që të kalojmë në etapën tjetër edhe kuptohet e kemi mirëpritur këtë mundësi të bisedës me presidenten”.
“Kemi dhënë idenë tonë. Do ta votojmë për kryetar të Kuvendit një person unifikues”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër, kreu i PDK’së, Memli Krasniqi, tha se nuk ka ndonjë risi, teksa shtoi se kreu i VV’së, Albin Kurti, po e mban peng shtetin.
Takimi i thirrur për në ora 13:00, por që nisi rreth 20 minuta me vonesë, zgjati rreth 1 orë e gjysmë.