×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

    Reporteri
    24 Dhjetor 2021 | 16:19

    Një person është lënduar si pasojë e një përleshjeje fizike mes disa personave, në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë, mesditën e së premtes.

    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Gazetën Online Reporteri.net se në këtë rast ka pasur edhe gjuajtje me armë.

    “Sot rreth orës 15:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Kodra e Diellit, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga përleshja fizike”, ka thënë Ahmeti.

    Sipas saj, lidhur me këtë rast, deri tani janë identifikuar katër persona të dyshuar dhe të njëjtit janë arrestuar nga ana e policisë.

    Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

    Policia publikon pamjet e arrestimit pas të shtënave me armë në Kodrën e Diellit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!