Aeroporti i Vlorës është hipotekuar si garanci financiare kundrejt një marrëveshjeje huaje midis Mabco Constructions S.A. dhe Delphos Securities SARL, për një shumë prej 100 milionë dollarësh, marrë nga Behgjet Pacolli në mars të këtij viti.
Dokumenti që ka publikuar gazeta Tema tregon një kontratë kredie (Facility Agreement) midis Mabco Constructions S.A. (huamarrës) dhe Delphos Securities SARL, Compartment Bernina (huadhënës), e datës 26 mars 2025, me një shumë totale prej 100 milionë eurosh.
Huadhënësi ka vendosur si kusht dorëzimin e dokumenteve ligjore, licencave, marrëveshjeve të koncesionit dhe garancive, si dhe miratimin nga autoritetet shqiptare dhe dorëzimin e pasqyrave financiare të VIA-s.
Po ashtu, tek paketa e sigurisë është theksuar se duhen garanci mbi të ardhurat e VIA-s, përfshirë edhe garanci qeveritare, si dhe garancitë mbi llogaritë e projektit.
Në një marrëveshje anësore, si aneks i kësaj marrëveshjeje, thuhet se VIA (Vlora International Airport) do të bëhet bashkëhuamarrës pas fillimit të projektit. Para kësaj, nuk kërkohet miratim i qeverisë shqiptare.
Pra, këtu, sipas gazetës “Tema“, qëndron pika kyçe e anashkalimit të kontrollit të qeverisë shqiptare mbi koncesionin dhe mundësinë e përfundimit të tij në një fond investimesh offshore, pas të cilit qëndrojnë investitorë rusë dhe kazakë.
Kontrata tregon shumën e kredisë dhe qëllimin e saj. Totali i shumës është Facility Amount: €100,000,000, ndërsa shuma e angazhuar: €97,000,000.
Qëllimi është financimi i ndërtimit dhe operimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA) dhe shpenzimeve të përgjithshme korporative të lidhura me këtë projekt.
Termat kryesorë financiarë
Interesi fillestar: 7.625% në vit
Periudha e interesit: Një vit pas disbursimit dhe çdo vit më pas
Interesi për vonesa: Nga 9.625% deri në 13.625%, në varësi të kohëzgjatjes së mospagimit
Pagesa e këstit: Çdo vit, me detyrim për të shlyer të paktën 20% të shumës së huasë në çdo vit të fundit të periudhës së huasë
Tarifat
Tarifë strukturuese: 1% e shumës së huasë, e zbritur që në disbursimin e parë
Tarifë monitorimi: 0.25% e shumës së mbetur, paguhet çdo vit
Tarifë parashlyerjeje: 2% e shumës së mbetur nëse paguhet përpara vitit të pestë
Kushtet paraprake
Huadhënësi ka vënë si kusht dorëzimin e dokumenteve ligjore, licencave, marrëveshjeve të koncesionit dhe garancive, si dhe miratimin nga autoritetet shqiptare dhe dorëzimin e pasqyrave financiare të VIA-s. Në paketën e sigurisë përcaktohet qartë se duhen garanci mbi të ardhurat e VIA-s, përfshirë garanci qeveritare dhe garanci mbi llogaritë e projektit.
Paketa e sigurisë (kolaterali)
Garanci mbi të ardhurat e VIA-s, përfshirë edhe ato me garanci qeveritare.
Garanci mbi llogaritë e projektit në Shqipëri.
Prioritet: Lidhja me kolateral të rendit të parë (first-ranking security interests).
Marrëveshja anësore (Side Letter) dhe aksesimi i VIA-s
VIA (Vlora International Airport) do të bëhet bashkëhuamarrës pas fillimit të projektit.
Para kësaj, nuk kërkohet miratim i qeverisë shqiptare.
Marrëveshja anësore rregullon detyrimet paraprake të VIA-s ndaj huadhënësit.
Ngjarjet e mospagimit (Events of Default)
Mospagesa e detyrimeve financiare.
Shkelja e kushteve të marrëveshjes.
Ndryshimi i kontrollit të Behgjet Pacollit mbi kompaninë Mabco cilësohet si ngjarje që aktivizon klauzolën e parakohshme të shlyerjes.