×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi dhe Pacolli pa Haradinajn takojnë Mogherinin në Berlin

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 14:44
    Foto Ilustrim: Arkiva

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli në këto momente kanë hyrë në takim me Shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.


    Në takim nuk është parë duke shkuar kryeministri Ramush Haradinaj, shkruan Reporteri.net.

    Tashmë dihen marrëdhëniet e acaruara të kryeministrit kosovar me shefen për politikë të jashtme të BE-së.

    Takimi po zhvillohet në kuadër të Samitit të Berlinit që po mbahet sot me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor, njofton Klan Kosova.

    Në takim me Mogherinin para delegacionit të Kosovës, ka qenë delegacioni i Serbisë me në krye Aleksandër Vuçiqin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!