Presidenti Thaçi ka thënë se do të punoj që të arrihet një marrëveshje me Serbinë në mënyrë siç tha ai të transformohet shoqëria.
“Do jemi në një proces të ‘status quo’. Kosova një vend i izoluar, ndërsa Serbia nuk do ketë progres pa normalizoim me Kosovën. Me një marrëveshje mund ta ndihmojmë njëra-tjetrën, nëse jo do ta pengojmë. Kohë nuk kemi për të humbur. Insistoj për një marrëveshje të drejtë që mbyll konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Thaçi, në Klan Kosova, transmeton Reporteri.net.
Presidenti ndërsa përmendi dëmet që ja ka shkaktuar Serbia në luftë tha se përmes marrëveshjes me Serbinë synon transformimin e shoqërisë.
“Duhet të ndodh efekti që synoj të transformohet shoqëria, njerëz të rinj, zhvillim ekonomik, mirëqenie se me u marrë nga mëngjesi deri mbrëmje kush është tradhtar e kush patriot”, deklaroi Thaçi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.