×
  • Lajme
  • Lajme

    Themelorja pritet të vendosë për të dyshuarit që ishin në ISIS

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 12:09

    Kontrollet mjekësor po vazhdojnë edhe sot në Qendrën e azilkërkuesve në Vranidoll të Prishtinës, ku po qëndrojnë të kthyerit nga Siria. Ndërkohë, të arrestuarit do të dalin para gjykatës ku pritet t’iu vazhdohet paraburgimi.


    Katër personat e kthyer nga Siria në Kosovë, Agon Misini, Arijan Kryeziu (Krujezi) dhe Visar Qukovci me urdhër të Prokurorisë Speciale, janë ndaluar për 48 orë.

    Ndërsa, të miturit Rexhë Tafaj, dje iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

    Ata dyshohet se kanë marrë pjesë në luftime në zonat e konfliktit në Siri në kuadër të grupit terrorist ISIS.

    Për ta sot do të mbahet seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore të Prishtinës ku pritet t’iu vazhdohet paraburgimi.

    Përndryshe, në oborrin e kësaj qendre po lozin vetëm fëmijët, por deri thash nuk është parë ndonjë familjarë në Qendrën e azilkërkuesve në Vranidoll të Prishtinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!