×
  • Lajme
  • Lajme

    Therret me thikë një nxënës në Fushë-Kosovë

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 14:17

    Në Fushë Kosovë, sot është therrur një nxënës me thikë. Ngjarja ka ndodhur saktësisht në rrugën “Nëna Terezë”, në afërsi të shkollës.


    Policia e Kosovës pasiqë ka dal në vendin e ngjarjes ka bërë të ditur se ka të bëj me një rast të therjes me thikë  ku viktima: V. A mashkull, 17 vjeç, ka marrë plagë nga arma e ftohët dhe i njëjti menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor .

    Ndërkaq, lidhur me këtë policia ka arrestuar  të dyshuarin mashkull me inicialet A.A, 17vjeç.

    Sipas rezultateve të para të hetuesis, thuhet se ngjarja është paraprirë nga një mosmarrëveshje në mes të të dyja palëve.

    I dyzshuari, pas marrjes së autorizimit nga ana e Prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes, thuhet në raportin e Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!