Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, deklaroi se ZPS-ja në fund të parashtrimeve të saj e akuzoi mbrojtjen për “përçarje dhe sundim” në vlerësimin e provave, duke e quajtur këtë një metaforë ironike dhe duke theksuar se pretendimet e Prokurorisë mbështeten, sipas tij, në thashetheme.

Ai tha se në “universin e provave” ZPS nuk ka paraqitur asnjë udhërrëfyes për pretendimet për veprimtari kriminale.

Në fjalën përmbyllëse, Dixon shtoi se trupi gjykues duhet të gjejë të vërtetën duke u bashkuar rreth pafajësisë së Veselit.

Reklamë

“ZPS-ja në fund të parashtrimeve të saj te hënën tha se ne jemi duke përçarë dhe sunduar, kur bëhet fjalë për vlerësimin e tërësisë së provave. Është metaforë ironike që shoqërohet me punën kundër nesh. Mbrojtja ka të drejtë të tregoj që pretendimet janë të bazuara në theshetheme dhe ajo qe mbetet jane thjesht thërrime thashethemesh”

“Në tërë këtë univers provash janë argumentet për veprimtari kriminale, ZPS s’na ka treguar asnjë udhërreëfyes. Sipas nesh kjo tregon për vetë themelin e kësaj gjykate e cila nuk është krijuar për të denuar për hir të denimit dhe kjo nuk bëhet thjesht sepse tregohet një model reklamimi dhe në fakt ky është edhe rregulli kryesor i përçarjes dhe sundimit. Te kontrollohen narrativat e rreme, Gjykata ka nevojë të gjeje të verteten në të gjithe këtë rremujë, të gjejë që nuk ka asnjë provë nme argumentet e ZPS-së dhe ky trup gjykues të bashkjohet rreth së vertetës lidhur me pafajësinë e z. Veseli”, tha Dixon në fjalën e tij përmbyllëse.

/Reporteri.net/