×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Time Kadriaj për Donika Gërvallën: Mos ta faltë Zoti evladin e keq, se mundet me ta fëlliqë edhe emrin e familjes

    Reporteri
    10 Prill 2026 | 13:57

    Deputetja e AAK’së, Time Kadriaj, ka thënë se arsyeja pse nuk iu kundërpërgjigjën Ministres Donika Gërvalla, lidhur me fjalët me të cilat iu drejtua Kreut të kësaj partie, Ramush Haradinajt, në seancën e kaluar, ishte meqë e respektojnë për shkak të Jusuf Gërvallës.

    Duke folur për Gërvallën, Kadriaj tregoi edhe një bisedë që kishte pasur me një ish-ushtar të UÇK’së i cili e kishte pyetur se pse nuk iu kundërpërgjigj Gërvallës, teksa përdori edhe një fjalë të urtë popullore.

    “E respektojmë për shkak të Jusuf Gërvallës. Një mesazh për Donikën: Mjaftë, çka është mjaftë dhe boll me këto fyerje. Po ka thanë edhe një fjalë e urtë popullore: Mos ta faltë Zoti evladin e keq, se mundet me ta fëlliqë edhe emrin e familjes”, tha Kadriaj.

    Pas fjalës së saj, në Kuvend u dëgjuan disa duartrokitje.

    Në seancën e para dy javësh në Kuvend, Gërvalla i kërkoi Haradinajt që të ulet në vendin e tij, meqë ai po kritikonte kryeministrin Albin Kurti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!