Sone, akrepat e orës do të kthehen një orë prapa, duke shënuar përfundimin e periudhës së orës verore.
Ndryshimi do të ndodhë në orët e para të së dielës dhe do të zbatohet në vendet e Bashkimit Evropian, si pjesë e kalimit të përvitshëm në orën dimërore.
Në orën 03:00 të mëngjesit të së dielës, akrepat do të kthehen një orë prapa, përkatësisht në orën 02:00.
Ky ndryshim do të thotë se qytetarët do të kenë një orë më shumë për të fjetur gjatë natës.
Kalimi në orën dimërore bëhet çdo vit të dielën e fundit të tetorit, praktikë që zbatohet edhe në vendet e Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, kalimi në orën verore bëhet të dielën e fundit të marsit. Këtë vit, më 29 mars, akrepat ishin zhvendosur një orë përpara, nga 02:00 në 03:00.
Ndryshimi sezonal i orës ka për qëllim shfrytëzimin më të mirë të dritës natyrore, në përputhje me ndryshimin e kohëzgjatjes së ditës gjatë vitit.
Me rikthimin në orën dimërore, mëngjeset do të kenë më shumë dritë, ndërsa mbrëmjeve do të errësohet më herët.
Telefonat inteligjentë dhe pajisjet elektronike me rregullim automatik do ta përditësojnë vetë orën, ndërsa orët mekanike do të duhet të rregullohen manualisht.