Tre persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Podujevë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për gazetën online Reporteri.net.

Personat e plagosur janë dërguar për trajtim në QKUK.

Reklamë

“Rreth orës 13:30, është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se tre persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Aktualisht, njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e veprimeve operativo- hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes”, kanë thënë nga policia. /Reporteri.net/