×
  • Lajme
  • Lajme / Agresioni serb ndaj Kosovës

    Tri fazat si planifikohej sulmi terrorist në Banjskë, e përfshirë edhe njësia speciale ushtarake “Kobra”

    Reporteri
    03 Nëntor 2023 | 15:07

    Në Raportin 50 faqësh të siguruar nga Gazeta Online Reporteri.net lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit, thuhet se grupi i lidhur me Vuçiqin ishte furnizuar me armë të rënda të prodhuara në Serbi, të cilat ishin të disponueshme për strukturat ushtarake dhe jo të lejueshme në tregun e zi.

    Aty përmenden edhe dy organizatat që Kosova i shpalli terroriste “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” të cilat gjatë një periudhe dyvjeçare, në dhjetëra stërvitje të ndryshme, bashkë me pjesëtarët e grupit paraushtarak kryen stërvitje për për t’u përgatitur për të sulmuar Kosovën.

    Njësia speciale ushtarake “Kobra” ishte e përshirë në stërvitjet në të cilat përgatiteshin sulme ndaj Kosovës. Kjo njësi është drejtpërdrejt në varësi të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Ushtarake Serbe.

    Raporti të cilin e ka siguruar Gazeta Online Reporteri.net thotë se “ndërhyrja e rreth 60 pjesëtarëve të njësisë së policisë ushtarake për qëllime speciale ‘Kobra’ e Forcave Ushtarake Serbe janë regjistruar më 05 shtator 2023, në kufirin e veriut të Kosovës”.

    Kjo njësi e policisë ushtarake është në varësi të drejtpërdrejtë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë(SAF), me të cilët lideri terrorist Radoiçiq është në koordinim të ngushtë.

    Njësia “Kobra” ka qëndruar në lokacionin “Vranovicko Brdo” në zonën kufitare me Kosovën, dhe dyshohet se 10 trupa nga “Kobra” me vetëdije dhe ilegalisht kanë hyrë qindra metra territorit të Republikës së Kosovës. Hyrja është regjistruar në vendbanimin Kleçkë në komunën e Zubin Potokut, afër pikës kufitare Bërnjak/Zubin Potok.

    Këta pjesëtarë të “Kobrës” me uniforma të zeza, mes tyre disa të maskuar, ishin të armatosur me armë të gjata.

    Stërvitje u zhvilluan edhe në Qendrën Trajnuese të Ministrisë së Punëve të Brendshme “Mitrovo Polje” të Serbisë në Vrnjaçka Banja dhe Kopaonik në malet afër Kosovës.

    Që atëherë e deri të paktën disa ditë para sulmit të 24 shtatorit, shumica e terroristëve u ri organizuan në një grup, duke marrë trajnim intensiv nga instruktorë ushtarakë dhe të tjerë. Grupi filluan të intensifikojnë përgatitjet e tyre për një sulm ushtarak kundër Kosovës.

    Kazerma e forcave serbe në Rashkë ka shërbyer si lokacion për trajnimin e vazhdueshëm të pjesëtarëve të këtij formacioni ilegal para dhe sidomos gjatë gjithë vitit para sulmit të 24 shtatorit.

    Reporteri siguron raportin 50 faqësh të Qeverisë për sulmin në Banjskë, si ishte planifikuar të pushtoheshin komunat veriore dhe si ishte përfshirë direkt shteti serb

    Në vendngjarje janë gjetur edhe harta satelitore, topografike dhe skica. Këto dëshmi vërtetojnë se paramilitarët ishin të trajnuar në taktika ushtarake për operacionin që synonte të gjitha pikat strategjike në drejtimet Mitrovicë-Jarinjë dhe Mitrovicë-Bërnjak, me synimin për të pushtuar dhe kontrolluar një territor të tërë komunash në veri të vendit.

    Sipas dëshmive, operacioni ishte planifikuar të kryhej në tre faza, me një total prej 43 pikash strategjike të vendosura në udhëkryqe, kodra dhe ura.

    Së pari ishte planifikuar një sulm në postbllokun e Policisë së Kosovës në udhëkryqin e Bistricës për të marrë kontrollin mbi Leposaviq.

    Në fazën e dytë, qëllimi ishte për të marrë nën kontrollë dy rrugët që të çojnë në Jarinjë dhe fshatit Zerovnicë. Faza e tretë gjoja parashikonte dislokimin e paraushtarakëve në afërsi të Banjskës.

    Pasonte marrja nën kontroll e Manastirit dhe rrugës nga vendkalimi ‘Izvor’ për në fshatin Banjskë.

    Të gjitha këto hapa sipas planit serb do të siguronin hapjen e një korridori të lirë për armë të vazhdueshme dhe të tjera furnizime nga Serbia./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!