×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Tronditet Gjakova: Vritet një person, plagoset një tjetër

    Reporteri
    16 Mars 2026 | 8:23

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në qytetin e Gjakovës.

    Dy persona të moshës madhore janë qëlluar me armë zjarri, ku si pasojë njëri prej tyre ka vdekur.

    Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Policia Rajonale e Gjakovës.

    “Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij)”, ka thënë Shermet Elezi, zëdhënës i Policisë Rajonale në Gjakovë për Reporteri.net.

    Ai thotë se personi tjetër i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia po zhvillon hetimet për arrestimin e të dyshuarit.

    “Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Njësitë përkatëse policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes.” ka thënë Elezi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!