×
  • Lajme
  • Lajme

    Trupi gjykues refuzon kërkesën e avokatit të Haradinajt për shtyrje të seancës

    Reporteri
    06 Dhjetor 2021 | 12:44

    Trupi gjykues ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Nasim Haradianajt, avokatit Toby Cadman për të shtyrë procedurat gjyqësore deri të mërkurën.

    Kërkesa e Cadman është bërë pasi i njëjti ka thënë se është infektuar me koronavirus dhe ka pengesa në komunikim me të akuzuarin.

    Në seancën e sotme gjyqësore në dhomat e Specializuara në Hagë, Cadman ka thënë se deri të mërkurën edhe Nasim Haradinaj do të mund të lirohej nga karantina ku po qëndron për shkak të virusit.

    “Do të kërkoja të shtyhet procedura për dy ditë të tjera, deri të mërkurën, në mënyrë që të përmirësohet situata ime shëndetësore dhe shpresojmë që zotëri Haradinaj të ketë dalë nga karantina, zotëri Berisha do të ketë mundësi të jetë i pranishëm po ashtu, dhe duam që zotëri Haradinajt të jetë i pranishëm në gjykatë, shpresojmë që kjo mos të jetë kërkesë jo e arsyeshme dhe dua të ju kërkoj që këtë kërkesë ta merrni seriozisht, e kemi të pamundur të vijojmë në këto rrethana po kërkojmë një shtyrje shumë të kufizuar”, ka thënë avokati Cadman.

    Këtë e ka kundërshtuar zyra e Prokurorit të Specializuar.

    “Prokuroria vëren se në çështjen Haradinaj kemi dy bashkëmbrojtës që janë të disponueshëm,, njëri që e ndjek online dhe një tjetër që është i pranishëm në gjykatë, bashkëmbrojtësi i cili është në gjykatë ka mundësi të ndjek seancat private, për këtë arsye nuk ka justifikim për shtyrjen e seancave të planifikuara”, ka thënë prokurorja Valeria Bolici.

    Lidhur me këtë çështje, avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Elystan Rees ka sugjeruar që seancat të mbahen të gjitha të hapura.

    “Nëse shqetësimi kryesor është paaftësia e zotëri Cadman dhe personave të tjerë të cilët po na ndjekin ‘online për të ndjekur seancat private neve kemi një përgjigje të thjeshtë, që e gjithë seanca të organizohet apo të realizohet në seancë publike, praj jo në seancë private. Ne parashtrojmë që prova e zotëri Gucatit duhet të dëgjohet në seancë publike dhe për këtë arsye ne mund të vazhdojmë që mbi këtë bazë të mund të vijojmë”, ka thënë avokati Rees.

    Kërkohet shtyrja e procedurave për ish-krerët e UÇK-së, avokati i Haradinajt infektohet me koronavirus

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!