Qytetarë të shumët anë e mbanë Kosovës janë mbledhur në sheshet e Prishtinës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Marshi ka nisur me fillim nga ora 14:00, duke kërkuar drejtësi për ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Turmës së qytetarëve i është bashkuar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Reklamë

Ky marsh po mbahet në 18 vjetorin e pavarësisë dhe në kohën kur në Hagë po vazhdon procesi i deklaratave përmbyllëse në gjykimin ndaj katërshes së UÇK-së. Dje u mbajt dita e gjashtë e deklaratave përmbyllëse, ndërsa procesi do të vazhdojë nesër.

/Reporteri.net/