×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    “Turp për të, marre i koftë”, Koci dëshiron të flasë me Kurtin, por ndalohet nga sigurimi

    Reporteri
    09 Qershor 2025 | 12:03

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk është ndalur të flasë me avokatin Arianit Koci, i cili po proteston te Kuvendi lidhur me ngërçin politik.

    “Kryeministër a po ndalesh një minutë?”, e pyeti Koci atë, ndërsa Kurti vazhdoi rrugën dhe sigurimi e kapi avokatin që donte t’i fliste më nga afër.

    “Turp për Albin Kurtin. Marre i koftë. Hajde juve s’po iu ndalet, por qytetarit mos me iu ndalë, kjo është me të vërtetë e pakuptimtë. Këta si duket e kanë një plan kriminal me na i bë dy palë zgjedhje. Unë s’po di tjetër qysh me e deshifru këtë sjellje kështu”, tha Koci pasi Kurti u largua.

    Koci kërkoi që “edhe presidentja të kyçet dhe më të mos zgjatet më tepër”, në mënyrë që të zgjidhet kjo situatë.

    Avokati u bëri thirrje deptuetëve që t’i kthejnë në buxhetin e shtetit pagat e muajve të fundit.

    “I ftoj deputetët, nëse i kanë marrë rrogat këta tre muaj sa s’kanë punuar, le t’i kthejnë ose le t’i japin për ndonjë çështje humanitare”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!