Media britanike “BBC” ka shkruar për ngjarjen e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku pati edhe përleshje mes deputetëve e Ministrave të Qeverisë Kurti, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Në artikullin e saj, “BBC” shkruan se aty pati dhe grushte, e Kryeministri i Kosovës u lag me ujë teksa shpërtheu një përleshje në parlamentin e vendit, teksa shton se e gjithë kjo ndodhi pas një debati tre ditor të të tensionuar rreth trazirave në veri të Kosovës.
Në artikull thuhet se “Kryeministri Albin Kurti po i drejtohej sallës kur u shpërthyen emocionet, e ndërsa një fotografi e tij u gris dhe më pas filloi përleshja”.
Një përleshje mes deputetëve ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës përderisa kryeministri Kurti kishte fjalën.
Ngjarja ndodhi shumë shpejtë, por në një moment kryeministri Kurti, gjatë fjalimit të tij në Kuvend, është gjuajtur me ujë nga deputeti i PDK’së, Mergim Lushtaku, dhe aty filluan të grumbulloheshin deputetët e ministrat e Kurtit, paçka pasoi edhe përleshja me tyre.
Siç shihet në pamjet e mëposhtme, përplasja ka nisur në kohën kur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është afruar ta lagë me ujë kryeministrin Kurtin dhe zëvendeskryeministrin Besnik Bislimi, pasi ky i fundit e largoi dhe shqeu një pankartë që opozita e kishte vendosur tek foltorja e Kuvendit.
Në momentin kur u lagë me ujë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka goditur deputetin e PDK’së me shishe në fytyrë. Në përleshje fizike u përfshi menjëherë edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe deputetë e ministra tjerë të Qeverisë.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca urdhëroi Policinë që të ndërhyjë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë tashmë i ka iniciuar hetimet pas incidentit të sotëm që ndodhi në Kuvendin e Kosovës.
Përmes një komunikate ku thuhet se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, mes tyre edhe marrja e deklaratave nga palët e përfshira në këtë rast.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale ‘Sulmi’, sipas KPRK-së, lidhur me incidentin i cili ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës./Reporteri.net/