Tashmë ka nisur protesta në sheshet e Prishtinës kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shkruan Reporteri.net.
Qytetarë të shumtë janë mbledhur në kryeqytet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Brohoritjet e qytetarëve “UÇK-UÇK” po vazhdojnë në protestën e nisur nga ora 17:00.
Protestuesit mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe pankarta të ndryshme në përkrahje të pjesëtarëve të UÇK-së.
/Reporteri.net/