Deputeti Uka Rugova teksa hyri në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së është pyetur nëse ka votë për Vjosa Osmanin edhe për një mandat.
Rugova nuk dha një përgjigj të prerë.
“Shohim pas takimit”, tha shkurt ai.
Ditë më parë, i pyetur për këtë çështje, Rugova për gazetën online Reporteri.net, kishte thënë se ndërsa Osmani është një Rugoviste dhe këtë nuk mund ta mohojnë.
“Do të shohim, të shohim tash si të vjen, të shohim kur të vjen koha”, kishte deklaruar Rugova për Gazetën Online Reporteri.net.