Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në fjalimin e tij në seancën e Kuvendit, është përplasur me kryeparlamentaren, Albulena Haxhiu, e cila dha urdhër që t’i ndalet fjala për shkak të fjalorit të përdorur.

Haradinaj tha se, Kurti ka shpenzuar para duke ju dhënë siç i quajti ai “zagarëve” për të fyer shqiptarët. Kjo bërë që Haxhiu t’ia ndërprejë fjalën, duke i kërkuar disa herë që ta lëshojë foltoren.

“Edhe sot erdh mashtruesi para nesh, me një mashtrim ideal. Ndodhi një mashtrim në këtë foltore, dhe po du me demasku. Kolega që foli është në pushtet qe sa vjet, mban përgjegjësi për çmimet, për energjinë, nuk mund të fshiheni, sepse oligarkët tuaj janë duke blerë dhe shitë energji, e po ju shtohen kompanitë çdo ditë, duhet të ketë korrektësi në këtë rast. E dyta thotë se mediat po financohet me thasë, e ky shpenzon më së shumti pare me i ushqy zagarët me fy shqiptarët”, tha Haradinaj, derisa Haxhiu kërkoi që t’i ndalej fjala.

Reklamë

“Po përdorni gjuhë jopalrmanetare, uluni në vendin tuaj z.Haradinaj”, iu drejtuar kryeparlamentarja./Reporteri.net/