×
  • Lajme
  • Lajme

    Uran Ismaili: LDK-ja dhe VV-ja e kanë dëmtuar zhvillimin ekonomik të Prishtinës

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 21:54

    Ministri i Shëndetësisë njëherësh nënkryetar i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se opozita gjithmonë e ka përdorur Prishtinën duke dëmtuar atë në aspektin e zhvillimit.


    Ismaili ka treguar pse Prishtina deri më tani ka refuzuar PDK-në.

    “Prishtina deri më tani është përdorur si një lloj tamponi opozitar kundër PDK-së. Është përdorur edhe nga LDK-ja por më pas edhe nga Vetëvendosje. Në të dy rastet e kanë përdorur Prishtinën si një lloj opozite që e kanë dëmtuar zhvillimin e saj ekonomik”, tha ai në RTV Dukagjini.

    Nënkryetar i PDK-së ka thënë se gjithë kjo qasja e këtyre dy partive e kanë dëmtuar rëndë qytetin.

    “Shpesh herë kryetarët e Prishtinës nuk kanë vizituar asnjë ministër dhe nuk kanë kërkuar asnjë ndihmë, gjersa kryetarët e komunave tjera gati sa i kanë “thyer” dyert e ministrive për të përfituar diçka. Pra ata të Prishtinës i kanë bërë dëm qytetit të vet…Ata votat i kanë fituar për të realizuar diçka, jo për të bërë opozitën ndaj PDK-së”.

    Ismaili thotë se tash gjërat kanë ndryshuar për të mirë dhe se ai si ministër ka bashkëpunim me Shpend Ahmetin si kryetar i Prishtinës.

    “Unë si asambleist i PDK-së në Prishtinë kam votuar edhe buxhetin e Prishtinës, sepse kam konsideruar se nuk dua të jem pjesë e bllokadave për Prishtinën. Nuk kam vënë ndonjë kusht, vetëm kam votuar buxhetin e Prishtinës”, tha ndër të tjera Uran Ismaili.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!