×
  • Lajme
  • Lajme

    Urimi i çuditshëm i Sami Lushtakut pasi u zgjodh kryetar i PDK-së në Skenderaj

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 20:11

    Sami Lushtaku i cili u rizgjodh dje kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj procesin zgjedhor të partisë e ka quajtur shembull.

    “Procesi i zgjedhjeve të brendshme në degën e PDK-së në Skenderaj, ka përfunduar dje, me shumë sukses. Ky proces është shembull i zgjedhjeve të brendshme, jo vetëm në nivel vendi por edhe më gjerë”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

    Ai ka uruar të gjithë ata që kanë marrë votat Këshillin e Degës dhe delegatët për Kuvendin Qendror, por edhe ata që nuk ja kanë arritur qëllimit.

    “Ju uroj të gjithë delegatëve, pa dallim, si ata që janë përfshirë në Këshillin e Degës dhe delegatët për Kuvendin Qendror, e poashtu edhe ata që nuk kanë marrur votat e nevojshme në këto organe, për këtë proces të mrekullueshëm zgjedhor dhe përgjegjësitë e reja të cilat i kanë fituar. Këtu kanë fituar të gjithë, ka fituar demokracia”, ka shkruar Lushtaku. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!