Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar për përmbylljen e Kursit Bazik për Xhenier Luftarak, i cili synon përgatitjen e ushtarakëve me njohuri teorike dhe aftësi praktike në fushën e xhenios luftarake.
Sipas FSK-së, pjesëmarrësit janë trajnuar në ndërtimin e fortifikimeve fushore, demolime, kalimin e pengesave ujore, zbulimin dhe pastrimin e pengesave, si dhe përdorimin e mjeteve dhe pajisjeve xheniere.
“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes është përmbyllur Kursi Bazik për Xhenier Luftarak që ka për qëllim përgatitjen e ushtarakëve me njohuri teorike dhe aftësi praktike në fushën e xhenios luftarake, përfshirë ndërtimin e fortifikimeve fushore, demolimet, kalimin e pengesave ujore, zbulimin dhe pastrimin e pengesave, si dhe përdorimin e mjeteve dhe pajisjeve xheniere”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Institucioni bën të ditur se trajnimi është zhvilluar sipas standardeve profesionale, me fokus në ngritjen e aftësive teknike dhe gatishmërisë operacionale të ushtarakëve.
“Trajnimi u realizua sipas standardeve profesionale, duke u fokusuar në zhvillimin e aftësive teknike, disiplinës, punës ekipore dhe gatishmërisë operacionale të pjesëmarrësve”, thuhet më tej.
FSK thekson se përfundimi me sukses i këtij kursi përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të personelit.
“Përfundimi me sukses i këtij kursi paraqet një hap të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit të FSK-së dhe kontribuon në rritjen e gatishmërisë së njësive për përmbushjen e misioneve të tyre”, thuhet në njoftim.