×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtarët shqiptarë në uniforma rrugëve të Mitrovicës së Veriut, serbët e quajnë provokim

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 15:43

    Dyzet ushtarë të KFOR-it, duke përfshirë edhe pjesëtarë të Ushtrisë Shqiptare, kanë qëndruar sot në Mitrovicën e Veriut.


    Rreth orës 11:00, një grup ushtarësh vizituan urën kryesore dhe pastaj shëtitoren kryesore të Mitrovicës së Veriut. Ushtarët shqiptarë me trupat e KFOR-it qëndruan në veri përgjatë një ore.

    Ndaj pranisë së ushtarëve shqiptarë në veri të Mitrovicës janë ankuar banorët serbë të cilët janë shprehur se prania e tyre ka shkaktuar ankth në mesin e banorëve, transmeton Reporteri.net.

    Kështu shkruan sot gazeta serbe “Blic” e cila bazohet në deklarimet e dëshmitarëve.

    “Askush nuk tha asgjë sepse njerëzit u tronditën. Askush nuk mund ta besonte. Të gjithë e kuptuam këtë si provokim”, citohet të ketë thënë një nga banorët për gazetën serbe Blic./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!