×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtria Serbe përdori helme kimike kundër UÇK-së në Koshare (Dokument)

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 11:24

    Mjeku, Haxhi Kamberi nga Gjakova ka publikuar një raport në njëzet vjetorin e Betejës së Koshares, me të cilin dokumentohet se ushtria serbe kishte përdorur armë kimike në këtë betejë, shkruan Reporteri.net


    Sipas Kamberit dhe siç dokumentohet në raport, ushtria serbe kishte përdorur gaz “BZ” dhe të ngjashëm kundër ushtarëve të UÇK’së, kjo ishte vërtetuar pas egzaminimeve dhe analizave toksikologjike të kryera në Tiranë dhe pastaj në Bruksel nga Prof. Heyndrickx dhe vet mjeku Haxhi Kamberi.

    ”Ekzaminimi i të plagosurve të kësaj beteje dhe analizat laboratorike toksikologjike nën monitorimin e Prof. Heyndrickx u kryen në Tiranë dhe pastaj në Bruksel. Pas egzaminimeve dhe analizave toksikologjike, rezultoi se ushtria serbe kishte perdorur BZ gaz apo të ngjashëm me këtë, kundër ushtarëve të UCK-së në betejen e Koshares”, ka shkruar në Facebook mjeku Haxhi Kamber, transmeton Reporteri.net

    Kamberi ka shkruar se me hedhjen e këtij gazi Serbia kishte kryer veprime gjenocidi ndaj ushtarve të UÇK-së dhe se raporti për përdorimin e armëve kimike nga ushtria Serbe i është adresuar edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan.

    “Ky shkrim ka për qëllim të hedhë dritë mbi veprimet gjenocidiale Serbe, dhe është jashtë kontekstit të debateve që po zhvillohen këto ditë lidhur me betejen e Koshares. Ky raport iu adresua edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan”, ka shkruar Kamberi. /Reporteri.net

    Postimi i plotë i Haxhi Kamberi:

    Perdorimi i helmeve luftarake në Koshare
    Eksluzive
    Të nderuar miq,
    Në njëzet vjetorin e Betejës së Koshares, për herë të parë po i publikoj disa pjesë të raportit për perdorimin e armeve kimike nga ushtria Serbe në këtë betejë. Ky raport u hartua gjatë muajit maj të vitit 1999, nga Prof. A Heyndrickx drejtor i IRUL-it, dhe unë (Haxhi Kamberi) si shef i shërbimit sanitar. Ekzaminimi i të plagosurve të kësaj beteje dhe analizat laboratorike toksikologjike nën monitorimin e Prof. Heyndrickx u kryen në Tiranë dhe pastaj në Bruksel. Pas egzaminimeve dhe analizave toksikologjike, rezultoj se ushtria serbe kishte perdorur BZ gasë apo te ngjashem me kete, kunder ushtarëve të UCK-së në betejen e Koshares. Ky raport iu adresua edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan.
    P.S. Ky shkrim ka për qëllim të hedhë dritë mbi veprimet gjenocidiale serbe, dhe është jashtë kontekstit të debateve që po zhvillohen këto ditë lidhur me betejen e Koshares.
    Dr. Haxhi Kamberi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!