×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajza nga Drenasi që u abuzua seksualisht flet për New York Times: Ata më shkatërruan jetën…

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 15:37

    Në shkurt, një medium lokal në Kosovë publikoi një histori tronditëse: Një vajzë adoleshente thuhet se ishte përdhunuar dhe abuzuar për dy vjet me radhë, së pari nga një mësues dhe më pas nga një zyrtar policor i cili e kishte detyruar të abortojë pasi kishte mbetur shtatzënë. Në një rajon të Ballkanit ku dhuna në baza gjinore ka qenë një problem i shfrenuar, historia tragjike e kësaj vajze të shkakton sulm nervor. Kështu e nis shkrimin e saj e gazeta prestigjioze New York Times e cila e kthen sërish vëmendjen tek ngjarja tragjike që muaj më parë tronditi Kosovën, transmeton Reporteri.net.


    Më tutje kjo gazetë shkruan se qindra njerëz, kryesisht gra, dolën në rrugë në mbështetje të vajzës së re, duke mbajtur slogane kundër policisë dhe gjyqësorit, si dhe duke i akuzuar ata në dështimin për të mbrojtur të drejtat e grave.

    Në vazhdim gazeta shkruan se zakonisht çështjet e brendshme janë dytësore në Kosovë, një rajon të përbërë kryesisht me shqiptarë etnikë që shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Trupat e NATO-s ende kujdesen për paqen në rajon dhe shumica e udhëheqësve politikë të Kosovës janë ish luftëtarë guerilas, me fokus primar njohjen nga bashkësia ndërkombëtare përballë tensioneve të vazhdueshme me Serbinë (që ende nuk e njeh sovranitetin e Kosovës),vazhdon tutje shkrimi.

    Por potencon gazeta, rasti i përdhunimit mund të jetë një përjashtim.

    Në një intervistë për The New York Times, adoleshentja  nga Drenasi tregon për përvojën e saj të hidhur. Por, nga frika e hakmarrjes, ajo pranoi të fliste vetëm në kushte anonimiteti. Ajo ishte një shkollë e mesme dhe mirrej me sport kur siç rrëfeu  mësuesi e joshi për marrëdhënie seksuale duke i premtuar se do të martohej me të. Kur zbuloi se ai ishte i martuar me fëmijë, ajo hyri në një stacionin policor dhe raportoi për abuzim.

    “Ajo ishte vetëm 16 vjeç dhe e pavetëdijshme se ankthi i saj më i tmerrshëm sapo kishte filluar”, shkruan tutje gazeta, transmeton reporteri.  Në stacion, ajo iu përgjigj pyetjeve për gati shtatë orë në praninë e një policeje femër. Pastaj një zyrtar policor mashkull e çoi në shtëpi. Atje, ai kërkoi numrin e saj të telefonit dhe nuk e lejoi të dalë nga makina derisa ajo ia dha telefonin.

     “Ai shkoi nëpër fotot e mia dhe tha: Tani e kuptoj pse mësuesi u josh nga ju”, rrëfen ajo për gazetën. Polici Vesel Veseli kthehej vazhdimisht në shtëpinë e saj duke e kërcënuar se do t’i tregonte familjes për marrëdhënien e saj me mësuesin nëse ajo nuk dilte me të.

    “Më duhej ta bëja. Isha kaq e frikësuar”, tha ajo. Në vjeshtën e vitit 2017, ai e përdhunoi për herë të parë, rrëfen vajza. Më pas, tha ajo, ai vazhdoi ta thërriste, duke u paraqitur edhe në shtëpinë e saj, duke e çuar në një motel lokal, dhe duke e dhunuar tre deri katër herë në javë përgjatë vitit 2018. Pasi kishte mbetur shtatzënë ai e kishte detyruar edhe të abortonte.

    “Unë dua që ata të marrin dënimin më të lartë të mundshëm sepse ata më shkatërruan”, tha vajza nga Drenasi në përfundim të intervistës së saj për New York Times.

    Kjo ngjarje nxiti një reagim mbarëkombëtar në vend që ngjason me lëvizjen mbarëbotërore #MeToo./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!