×
  • Lajme
  • Show Time
  • Lajme

    Valdrin Sahiti nuk ndodhet në paraburgim në Turqi, lajmi del të jetë i rremë

    Reporteri
    14 Prill 2023 | 11:50

    (*Artikull i edituar) Raportimet se kreatori Valdrin Sahiti ndodhet në paraburgim në Turqi del të jetë i rremë. 

    KALLXO.com raporton se ka ka realizuar një videolidhje me Valdrin Sahitin dhe avokatin e tij, Besnik Berisha, në të cilën videolidhje Sahiti ka thënë se gjendet në hotel, në Dubai.

    “Po, aktualisht jam në Dubai, si po e shihni jam në hotel. Këtu kam edhe bashkëpunëtorët e mi”, citohet të ketë thënë Sahiti.

    Ka dy ditë që mediat po raportojnë se kreatori i veshjeve, Valdrin Sahiti është ndaluar nga Policia e Turqisë të mërkurën në Aeroportin e Stambollit.

    Së fundi portali Paparaci ka raportuar se autoritetet turke kanë kontaktuar me ato kosovare të enjten për t’i njoftuar se dizajneri nga Kosova, i cili posedon pasaportë diplomatike, është arrestuar në Aeroportin e Stambollit të mërkurën.

    Por, avokat i Valdrin Sahitit, Besnik Berisha, dje për Gazetën Online Reporteri.net, ka dhënë të enjten një tjetër version rreth ngjarjes së kreatorit të njohur kosovar në Turqi.

    Berisha, për gazetën online Reporteri.net, tha se klienti i tij ka vijuar rrugën normalisht dhe ka pasur vetëm një keqkuptim me çantën të cilën e kishte harruar në aeroplan.

    “Nuk është e vërtetë që ai është arrestuar e aq më pak që është paraburgosur. Përkundrazi ai ka vijuar rrugën normalisht dhe keqkuptimi lidhur me çantën e tij që e kishte harruar në aeroplan është sqaruar me autoritetet turke dhe nuk ka asnjë çështje të ngritur kundër tij në shtetin e Turqisë dhe aq më pak për posedim të paautorizuar të substancave narkotike siç është raportuar”, tha Berisha.

    Ai tha se Sahiti ndodhet në Dubai ku po vazhdon agjendën e tij biznesore.

    “Ai aktualisht është në Dubai ku po vazhdon agjendën e tij biznesore. Falënderojmë të gjithë për shqetësimin e shprehur, por e vërteta është më ndryshe nga ajo çfarë është raportuar”, thotë avokati Berisha për Reporteri.net.

    *Artikulli është edituar në ora 15:49, pasi informacioni fillestar se Valdrin Sahiti ndodhet në paraburgim del të jetë i pasaktë. 

    Raportimet për arrestimin e Valdrin Sahitit për drogë në Turqi, flet avokati i tij

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!