×
  • Lajme
  • Lajme

    Varroset Hasan Krasniqi, i cili vrau gruan dhe renë e tij e më pas edhe vetën

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 11:28

    Gjatë ditës së sotme në fshatin Grashticë të Prishtinës është bërë varrimi i Hasan Krasniqit i cili të hënën privoi nga jeta gruan e tij, renë dhe më pas vetën, shkruan Reporteri.net.


    Ngjarja tragjike ndodhi në Dardani të Prishtinë ku Hasani po jetonte bashkë me gruan djalin,  renë dhe vajzën dy vjeçare të çiftit.

    Ndërkohë gjatë ditës së sotme pritet të varrosen edhe viktimat tjera, gruaja e dorasit Hysnija e cila do të varroset në orën 13:00 në varrezat e Zllatarit në Matiqan. Ndërkaq viktima tjetër, Remzija, gruaja e djalit të dorasit do të varroset në ora 16:20 në varrezat në lagjen Arbëria në Dragodan.

    Motivet e vrasjes ende nuk janë tërësisht të qarta, mirëpo thuhet se autori i krimit kishte probleme mendore. Kujtojmë se vrasja u krye në prani të një vajze dy vjeçare./Reporteri.net

    Shpërndaje në:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!